Njerëzit gjithmonë i kanë konsideruar ëndrrat si misterioze dhe të rëndësishme. Ëndrrat jo vetëm që zbulojnë dëshirat, ndjenjat dhe përvojat e brendshme të një personi, por shpeshherë ato gjithashtu mendohet se tregojnë ngjarje të ardhshme. Për shekuj me radhë, në shumë kultura është besuar se ëndrrat mund të japin paralajmërime për jetën tonë dhe ngjarjet që do të vijnë. Shembuj parashikimesh të se ardhmes gjenden shpesh edhe në disa prej librave të shenjtë ku besohet se Zoti e përdor ëndrrën si mjet komunikimi. Në këtë artikull do të shohim se si ëndrrat mund të lidhen me parandjenja të mundshmne dhe mbi çfarë faktesh shkencore dhe fetare bazohet ky besim.