PODCAST

Mirënjohja – Si na ndihmon në lumturinë e përditshme

Mirënjohja nuk është thjesht një ndjenjë, por një mënyrë për të parë botën dhe për të transformuar përvojat tona të përditshme. Në këtë episod, eksplorojmë:

  • Çfarë është mirënjohja dhe pse është kaq e rëndësishme.
  • Si ndikon ajo në shëndetin tonë mendor dhe fizik.
  • Praktika të thjeshta që mund t’i zbatosh çdo ditë për të rritur ndjenjën e mirënjohjes.

Për më tepër shiko në ↓

Për më tepër dëgjo në ↓


Qesh me gjithë zemër – Shkenca pas një të qeshure të mirë

Cili është sekreti pas një të qeshure të mirë? Pse ndihemi kaq mirë kur qeshim? Bashkohuni me ne ndërsa eksplorojmë: -Si ndikon e qeshura në trurin dhe trupin tonë. -Rolin e humorit në ndërtimin e lidhjeve më të thella. -Përfitimet e habitshme shëndetësore nga një e qeshur e mirë. -Këshilla praktike për të sjellë më shumë gëzim dhe të qeshura në jetën tuaj të përditshme. Me njohuri nga ekspertë dhe histori personale, ky episod do t’ju lërë me buzëqeshje dhe frymëzim për të përqafuar anën e lehtë të jetës. Mos e humbisni këtë udhëtim të gëzueshëm në zemër të lumturisë!

Për më tepër shiko në ↓

Për më tepër dëgjo në ↓


Endrrat: arkitekturë e nënvetëdijes apo plan i hyjnores?

Ëndrrat për mijëvjeçarë, janë parë si shprehje e thellë e mendjes njerëzore, por edhe si mesazhe nga një burim hyjnor ose nga paraardhësit tanë. Në këtë episod, do të eksplorojmë ëndrrat si arkitektura komplekse që ndërthurin psikologjinë personale me dimensionin shpirtëror. TEMAT KRYESORE 1. Ëndrrat dhe nënvetëdija Perspektiva psikoanalitike: Freud dhe ideja e ëndrrave si reflektime të dëshirave tona të shtypura. Jung dhe simbolet universale: ëndrrat si mjet lidhjeje me nënvetëdijen kolektive. 2. Ëndrrat e kthjellëta Çfarë janë ëndrrat e kthjellëta? 3. Ëndrrat dhe hyjnorja Perspektiva shpirtërore: ëndrrat si mesazhe ose shenja nga një burim hyjnor pse paraardhës Lidhja ndërmjet ëndrrave, jetëve të kaluara dhe të ardhshme: ëndrra si portë ndërmjet botëve. Roli hyjnor: ëndrrat si pjesë e planit të madh shpirtëror që drejton gjithësinë.

Për më tepër shiko në ↓

Për më tepër dëgjo në ↓


Ylli i Betlehemit – Mesazhi sekret i universit

Në këtë episod të veçantë, eksplorojmë Yllin e Betlehemit jo vetëm si një simbol qiellor, por edhe si një udhërrëfyes për rrugëtimin tonë të brendshëm. Çfarë mund të mësojmë nga drita e tij dhe nga domethënia që mbart? Si mund ta përdorim këtë histori për të ndriçuar rrugën drejt vetëpërmirësimit dhe rritjes shpirtërore? 💡 Bashkohuni me ne për të zbuluar lidhjet mes traditave të lashta dhe zhvillimit personal në botën moderne.

Për më tepër shiko në ↓

Për më tepër dëgjo në ↓

Pagine: 1 2 3

Blog su WordPress.com.

Su ↑