
Imena Kërpica është një profesoreshë e përkushtuar dhe praktikante e yogës dhe meditimit, me një karrierë që ndërthur arsimin, gjuhësinë, letërsinë dhe psikologjinë klinike. Ajo ka përfunduar Bachelor në Gjuhë Angleze, Master Shkencor në Arsim, Master në Studime Ndërkulturore në Gjuhësi dhe Letërsi në Universitetin e Bergamos, diplomuar me “Cum Laude”, dhe ka thelluar njohuritë në psikologji për të mbështetur mirëqenien emocionale të individëve.
Si instruktore e certifikuar e yogës dhe meditimit, Imena përdor praktika që kombinojnë lidhjen e trupit, mendjes dhe besimit për të ndihmuar njerëzit të arrijnë mirëqenie dhe vetëdije të lartë. Ajo ka ndjekur trajnime për mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve, meditimin, dhe teknika si hipnoza dhe neuroplasticiteti, duke i dhënë aftësi të thelluara për të ndihmuar të tjerët në rritjen personale dhe shpirtërore.
Imena drejton së bashku me kolegen e saj, Mirela Tushaj, podcast-in BREATH IM, ku ndan njohuritë për vetë-përmirësim, spiritualitet dhe menaxhim të vetvetes, duke frymëzuar audiencën të zhvillojë një marrëdhënie më të fortë me mendjen, trupin. e shpirtin Me përkushtim për shërimin emocional dhe vetëdijen mendore, ajo udhëheq njerëzit drejt një jete më të qartë dhe të paqtë.

Mirela Tushaj është një e apasionuar në fushën e komunikimit, gjuhësisë dhe arsimit, me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale, e diplomuar me rezultate të larta në Masterin shkencor nga Universiteti i Bergamos në Informacion, komunikim dhe botime digjitale. Më parë, ka përfunduar Masterin në Shkenca Gjuhësore në Universitetin Katolik të Milanos (2007-2009), ku zhvilloi ekspertizë të avancuar në strukturën dhe funksionimin e gjuhëve, me fokus në gjuhësinë krahasuese.
Për një periudhë, Mirela ka shërbyer si drejtoreshë e shkollës private jopublike “Drita e Dijes” në Berat, ku udhëhoqi dhe menaxhoi një institucion arsimor të suksesshëm. Aktualisht, Mirela punon si profesoreshë e gjuhës italiane dhe publikuese për kompaninë gjermane Babbel, të njohur për mësimin e gjuhëve.
Puna e saj kërkimore përfshin disa publikime studimore në gjuhën italiane si për shembull: “Kinematografia në periudhën e komunizmit si gjenerator i nostalgjisë në Shqipërinë e sotme” dhe “Parafjalët dhe lakimet, pika të përbashkëta dhe diferencuese midis gjuhës italiane dhe shqipe”.
Përmes përvojës në arsim dhe gjuhësi, Mirela ndërthur njohuritë e saj në komunikim dhe botime digjitale për të nxitur zhvillimin personal dhe profesional të të tjerëve. E angazhuar thellësisht në përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe komunikative, ajo vazhdimisht kërkon të frymëzojë të tjerët për të arritur potencialin e tyre maksimal.
